Ferguson të takohet me Guardiolën në New York

20:06 / 13.12.2012

Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, rikthehet në New York javën e ardhshme për të biseduar siç thuhet me Pep Guardiolën për të zëvëndësuar atë në postin e menaxherit të klubit nga Old Trafford.

Ferguson do të shkojë në Amerikë pas ndeshjes ndaj Sunderlandit për të mbajtur një ligjeratë në Big Apple në rolin e ambasadorit të klubit në SHBA.

Por, arsyeja kryesore pse skocezi besohet se do të shkojë në New York është për t’u takuar me Guardiolën, i cili tash e sa kohë është vendosur në qytetin amerikan.

Një takim i mundshëm i Fergusonit me Guardiolën pritet të irritojë Jose Mourinhon, që është rival me ish-trajnerin e Barcelonës, pasi është portugezi ai që prej kohësh konsiderohet pasardhës i Sir Alex Ferguson. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.