Ferguson: Vështirë ndaj Chelseat
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është duke pritur që ndeshja ndaj Chelseat të dielën të jetë më e mbyllur se sa takimet e mëparshme mes dy skuadrave. “Ndeshja e kaluar kur ne fituam 3-1 ndaj Chelseat në Old Trafford ishte vërtet ndeshje e çmendur. Ka mundur të përfundojë 20-18. Nuk mendoj se do të jetë kështu të dielën. Do të jetë shumë lojë e mbyllur”.
“Nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Në shtatë vitete e fundit, kanë qenë disa ndeshje tmerruese me Chelsean”, potencoi Ferguson. /Telegrafi/