Ferreyra ta zëvendësojë Militon

13:03 / 14.12.2012

Interi është hedhur në kërkim të një zëvendësimi për Diego Militon për afatin kalimtar të janarit, dhe e ka identifikuar 21-vjeçari Facundo Ferreyra si zgjidhjen ideale.

Vëzhguesit e Interit tani flitet se kanë hedhur sytë kah Argjentina në kërkim të një talenti të ri për repartin e sulmit.

Interesimin më të madh ata e kanë shfaqur më saktësisht për 21-vjeçarin e Velez Sarsfieldit, Facundo Ferreyra, i cili në këtë sezon ka shënuar 13 gola në 15 paraqitje.

Çmimi i këtij lojtari ende nuk dihet saktësisht, por raportohet se me një shumë rreth 10 milionë Nerazzurrët nuk do ta kishin problem ta sillnin atë në Giuseppe Meazza./Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.