Fiorentina konfirmon interesimin për Borinin dhe Osvaldon
Drejtori sportivi i Fiorentinas, Daniele Prade, ka konfirmuar se klubi është i interesuar për transferimin e Fabio Borinit (Liverpool) dhe Pablo Osvaldos (Roma).Viola e transferoi Giuseppe Rossin në afatin e janarit, mirëpo shtimi i interesimit për Stevan Joveticin, ka bërë që klubi italian të interesohet për alternativa në sulm.
“Jemi në kërkim të një sulmuesi të uritur për gola. Një lojtar i cili jeton për të shënuar gola”.
“Na pëlqen Fabio Borini, mirëpo vështirë se Liverpooli do ta lejojë largimin e tij”.
“Osvaldo? Nuk mendoj se Roma do të dëshironte ta forcojë një rival të drejtpërdrejtë, por kurrë mos thuaj kurrë”, ka deklaruar Prade për Radio Toscana. /Telegrafi/