Fiton Barcelona

23:52 / 4.02.2012
Barcelona ka regjistruar fitore prej 2-1 përballë Real Sociedadit në takimin e të shtunës mbrëma të zhvilluar në Camp Nou, ndërsa kjo ishte fitorja e parë pas tri barazimeve radhazi në të gjitha garat.

Përkundër rezultatit dhe dominimit të lojës, nuk ishte ajo Barcelona e spektaklit dhe gjatë kësaj ndeshjeje u vërejt një lloj krize në fazën ofensive të katalunasve, ndërsa kjo është normale kur kihen parasysh mungesat e skuadrës.

Vendasit krijuan epërsi të hershme (9’) me anë të Cristian Tellos, i cili pranoi një top nga Leo Messi për të shënuar golin e parë me fanellën e Barcës, dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Në gjysmën e dytë, pas rasteve të shumta të humbura, futbollisti që mban epitetin më të mirit në botë, Lionel Messi, arriti të realizojë.

Argjentinasi pranoi një krosim të jashtëzakonshëm të Daniel Alves për të dalë fitues përballë portierit Bravo (72’), i cili ia mohoi shumë raste të mëparshme.

Mirëpo, ende pa përfunduar festa e Blaugranëve, Antoine Griezmann shfrytëzoi një gabim të lojtarëve vendas dhe pasoi te Carlos Vela, ndërsa ky i fundit e rihapi takimin (74’).

Megjithatë, katalunasit e ruajtën rezultatin deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit për të rrëmbyer tre pikë të plota.

Barcelona pozicionohet në vend të dytë në tabelën e La Ligas, me shtatë pikë diferencë nga lideri Real Madrid. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
-
Copa del Rey - 25 maj, e premte - Finalja
-
Coppa Italia- 20 maj, e diel- Finalja
-
(Chelsea fitoi pas penaltive)
Marketing
Video

La Liga: Barcelona 1 - 2 Real Madrid
 
 
Magazina
18:39 / 22.05.2012
Priscilla Chan dhe Mark Zuckerberg

Gruaja e Zuckerberg porositi fustanin e martesës në internet

Edhe pse pasuria e Mark Zuckerberg vlerësohet rreth 20 miliardë dollarë, gruaja e tij, Priscilla Chan, vendosi që të blint...
Teknologji
13:29 / 22.05.2012
Urbanmag.net – portal shqiptar për arkitekturë

Urbanmag.net – portal shqiptar për arkitekturë

Zhvillimit të arkitekturës, urbanistikës, dizajnimit të enterierit e shumë aspekteve të tjera tanimë do ti kontribuojë ...
Ekonomi
17:29 / 22.05.2012
Foto: Ilustrim

Të rinjtë e papunë

Organizata Botërore e Punës paralajmëron për vështirësitë me të cilat përballen të rinjte sot, kur niveli i papunësi...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.