Fitore minimale e Chelseat

18:14 / 26.12.2012

Ka mjaftuar një gol i shënuar në pjesën e parë që Chelsea ta mposhtte Norwich Cityn.

Juan Mata ishte heroi i takimit të zhvilluar në Carrow Road që përfundoi me rezultat 0-1.

Moses pasoi te Oscar, ky e gjeti spanjollin, i cili e plasoi topin në rrjet (38’).

Chelsea ka 35 pikë, katër më pak se Manchester City dhe 11-të më pak se Manchester Unitedi, ndërsa ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.