Futbollistët spanjollë nuk janë aktorë
Edhe trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, ka reaguar ndaj komenteve të Pepes se futbollistët e Barcelonës aktrojnë së tepërmi dhe shtiren në fushë.Mbrojtësi i Real Madridit i akuzoi lojtarët Blaugranë për veprim teatror pas ‘el Clasicos’, e cila përfundoi me rezultat 2-2.
“Këta djem (futbollistët spanjollë) nuk e njohin teatrin. Të gjithë janë të pastër dhe të sinqertë”.
“Sido që të jetë, të gjithë janë të fokusuar te Bjellorusia. Kjo është më e rëndësishmja në këtë moment”, ka thënë përzgjedhësi i Furisë së Kuqe në konferencën për media. /Telegrafi/