Galliani: Allegri do të qëndrojë
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se trajneri Massimiliano Allegri do të qëndrojë në krye të skuadrës edhe sezonin e ardhshëm.Presidenti Silvio Berlusconi hodhi dyshime në të ardhmen e Allegrit gjatë vikendit, kur deklaroi se trajneri 45-vjeçar “nuk kupton asgjë”.
“Allegri do të jetë me ne edhe sezonin e ardhshëm. Berlusconi më ka telefonuar dhe më ka shpjeguar se çfarë ka thënë”, ka qartësuar Galliani. /Telegrafi/