Galliani: Juventusi do ta fitojë titullin

10:48 / 26.02.2013

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se Scudetto sërish do të fitohet nga Juventusi këtë sezon.

Galliani nuk sheh ndonjë skuadër tjetër e cila mund ta arrijë kampionin në fuqi të Serie A dhe liderin e tabelës.

“Absolutisht, kampionati do të shkojë në duart e Juventusit. Kjo është ajo çfarë mendoj unë”, ka thënë Galliani për Rai Sport. 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.