Galliani: Pato dhe Robinho duan që të largohen

17:29 / 23.12.2012

Zëvendës presidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar që Alexandre Pato dhe Robinho kanë kërkuar që të largohen dhe se ai është nisur në Brazil për të negociuar.

 ”Udhëtimi im për në Brazil është planifikuar para disa muajve. Do të jetë gjithçka vetëm për punë dhe jo për pushim, pasi që janë duke u zhvilluar disa negociata”.

“Pato dhe Robinho kanë kërkuar që të largohen nga Milani. Unë tashmë e di çfarë mund të ndodhë nëse ata largohen”, ka thënë Galliani për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.