Gerrard: Botërori 2014 shansi im i fundit

14:20 / 5.02.2013

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, pranon se Kupa Botërore 2014 do të jetë shansi i tij i fundit për të fituar një trofe me kombëtaren.

“Djelmoshat thonë se sfida e madhe e ardhshme për ne është të arrijmë në Kupën Botërore. Dhe sigurisht do të jetë e fundit për mua, Frank dhe Ash. Është një nivel shumë i vështirë për të luajtur kur ju futeni në të 30-tat. Le të shpresojmë se mund të përfundojmë një turne të suksesshëm, ky është plani”.

“Kjo është arsyeja se pse të gjithë jemi të bashkuar dhe pse ende jemi këtu. Ne të gjithë kemi pasur karriera të suksesshme me klubet, por ne jemi të paepur të arrijmë diçka me Anglinë”.

“Vendi do të çmendej nëse ne do të kishim një turne të suksesshëm. Unë shikoj prapa në karrierën time me Anglinë me frustrim dhe zhgënjim pasi ne kemi humbur në penalti në çerekfinale sërish (kundër Italisë në Euro 2012)”.

“Ne kemi dashur ta ndryshojmë rekordin dhe kjo ndodh shumë herë për sa kohë unë jam pjesë e saj”, ka thënë Gerrard. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.