Gerrard: Me Suarez, top 4 dhe dy kupat
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, beson se The Reds mund të fitojnë dy kupat dhe të hyjnë në top katërshe kur të kthehet në fushë sulmuesi i suspenduar Luis Suarez. “Ai na ka munguar shumë dhe lojtarët mezi e presin kthimin e tij. Luis Suarez mund të na ndihmojë që të arrijmë objektivat tanë – të përfundojmë në top katërshe dhe të fitojmë dy kupat”.
“Jam i sigurtë se ai do të na ndihmojë, sepse ai është superlojtar. Suarez e ka treguar këtë 12 muajt e fundit dhe ai është dëshmuar të jetë një prej lojtarëve më të mirë në botë”, ka thënë Gerrard. /Telegrafi/