Giggs i gatshëm për karrierë trajneri
Mesfushori i Manchester United, Ryan Giggs, është duke planifikuar të fillojë karrierë si trajner pasi të varë këpucët.“Puna e trajnerit është diçka në të cilën po shikoj gjithnjë e më shumë. Në mes të sezonit të kaluar, kam kompletuar licencën A të UEFA-së, që ishte gjë e mirë. Është një gjë ndryshe, krejtësisht ndryshe nga të qenit lojtar”.
“Dua të grumbulloj sa më shumë njohuri që mundem dhe të përgatis vetes sa më mirë që mundem, nëse dua të bëhem menaxher ose trajner”, ka thënë Giggs. /Telegrafi/