Giggs: United nuk luajti mirë
Veterani i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, ka pranuar se Djajtë e Kuq nuk luajtën mirë kundër Liverpoolit në Anfield, përkundër fitores prej 2-1.‘Të Kuqtë’ zhvilluan pjesën më të rëndësishme të lojës me dhjetë lojtarë dhe arritën të shënojnë, por më pas mysafirët e përmbysën rezultatin. Megjithatë, sa i përket zhvillimit të lojës, dukej se United po luan me një lojtar më pak në fushë dhe jo anasjelltas.
“Mendoj se në tre ose katër vitet e fundit kemi ardhur këtu (në Anfield) dhe kemi luajtur shumë më mirë dhe nuk kemi fituar asgjë”.
“Është gjithmonë vështirë të luash ndaj një ekipi si Liverpooli. Ata e mbrojnë topin mirë, ndërsa edhe kur mbesin me dhjetë lojtarë ata nuk ndryshojnë, e mbajnë topin dhe kjo është e vështirë”.
“Mendoj se Liverpooli na i vështirësoi gjërat por ne kemi mundur të luajmë më mirë”, ka theksuar mesfushori për Sky Sports. /Telegrafi/