Gill: Ronaldo nuk do të kthehet te Unitedi

22:05 / 17.01.2013

Shefi ekzekutiv i Manchester United, David Gill, ka hedhur poshtë sugjerimet se superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, mund të kthehet në Old Trafford.

Vet Ronaldo ka zbuluar kohë më parë se dëshiron të kthehet te United, pasi i mungon shumë futbolli anglez, por Gill është realist mbi mundësinë që ylli portugez të kthehet.

“Ai është lojtar i shkëlqyer, por ai është i kontraktuar edhe për dy vjet e gjysmë të tjera te Reali”.

“Ne mezi presim që ai të kthehet me Realin, ne do ta mirëpresim dhe tifozët do ta duartrokasin në mars. Kjo është gjithë ajo që mund të themi”, është shprehur Gill.

Ronaldo ka shënuar 117 gola për Manchester Unitdin brenda gjashtë viteve te klubi anglez, para se të kalonte te Real Madridi në vitin 2009 për 94 milionë euro.
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.