Gotze drejt Bayernit

11:49 / 23.04.2013

Borussia Dortmund ka zbuluar se Mario Gotze do të largohet nga klubi në fund të sezonit dhe do t’i bashkohet Bayernit të Munichut.

Talenti 20-vjeçar ka kontratë me Dortmundin deri në verën e vitit 2016, por Gotze dhe agjenti i tij i kanë thënë klubit se dëshirojnë ta shfrytëzojnë klauzolën blerëse që kap shifrën e 37 milionë eurove, për t’iu bashkuar Bayernit.

“Përfaqësuesi i Gjermanisë, Mario Gotze, dhe agjenti i tij Volker Struth e kanë informuar Borussia Dortmund se Gotze dëshiron ta shfrytëzojë klauzolën e tij blerëse dhe t’i bashkohet Bayernit të Munichut.

“Drejtori sportiv Michael Zorc dhe trajneri Jurgen Klopp kërkon nga të gjithë tifozët që ta mbështesin Mario Gotzen në ndeshjet e mbetura të sezonit, në veçanti në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit”.

“Asnjë përfaqësues zyrtar nga Bayern Munich nuk ka kontaktuar me Borussia Dortmund për këtë çështje deri sot”, thuhet në deklaratën e skuadrës gjermane. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.