Granit Xhaka më i mirë se Xherdan Shaqiri

17:10 / 22.02.2012
Njeriu i cili mund të shkëlqejë ndaj Bayernit të Munichut sonte mbrëma, por që është lënë nën hijen e superyllit Xherdan Shaqiri, është pa dyshim Granit Xhaka, dhe për këtë janë të vetëdishëm pos bavarezëve edhe mediat e mëdha botërore.

Portali Goal.com në një prej editorialeve të shumta, e përshkruan Granit Xhakën si mesfushor shumë më të mirë se sa Xherdan Shaqiri, i cili ka vëmendjen absolute të të gjitha mediave ndërkombëtare.

Xhaka në editorial së bashku me Shaqirin përmenden si talentët më të mëdhenj evropianë për momentin, teksa nuk është fshehur as nacionaliteti i tyre i vërtetë prej shqiptari.

Xhaka është një mesfushor defensiv, i cili ka kualitete tjera që e bëjnë të shumëanshëm. Godet me të majtën dhe atë fuqishëm, duke përbërë vazhdimisht rrezik për portën kundërshtare. Shkatërrues, shpeshherë i përshkruar si Schweinsteiger i ri, Xhaka pa kurrfarë dyshimi mund të udhëheqë Baselin dhe kombëtaren zvicërane drejt sukseseve të mëdha.

Granit Xhaka besohet se është duke u kërkuar me ngulm nga Hamburgu, por ekipi gjerman do të shpresojë që të mos shkëlqejë Xhaka në Ligën e Kampionëve, pasi në radhë të gjatë për një mesfushor defensiv kualitativ presin Arsenali, Milani, Manchester United dhe shumë ekipe të tjera të mëdha. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Granit Xhaka, Foto: Getty Images
Granit Xhaka, Foto: Getty Images
-
Copa del Rey - 25 maj, e premte - Finalja
-
Coppa Italia- 20 maj, e diel- Finalja
-
(Chelsea fitoi pas penaltive)
Marketing
Video

La Liga: Barcelona 1 - 2 Real Madrid
 
 
Magazina
18:39 / 22.05.2012
Priscilla Chan dhe Mark Zuckerberg

Gruaja e Zuckerberg porositi fustanin e martesës në internet

Edhe pse pasuria e Mark Zuckerberg vlerësohet rreth 20 miliardë dollarë, gruaja e tij, Priscilla Chan, vendosi që të blint...
Teknologji
13:29 / 22.05.2012
Urbanmag.net – portal shqiptar për arkitekturë

Urbanmag.net – portal shqiptar për arkitekturë

Zhvillimit të arkitekturës, urbanistikës, dizajnimit të enterierit e shumë aspekteve të tjera tanimë do ti kontribuojë ...
Ekonomi
17:29 / 22.05.2012
Foto: Ilustrim

Të rinjtë e papunë

Organizata Botërore e Punës paralajmëron për vështirësitë me të cilat përballen të rinjte sot, kur niveli i papunësi...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.