Hajvalia përforcohet me dy brazilianë

17:27 / 20.01.2013

Klubi futbollistik i Hajvalisë i ka përforcuar radhët e veta me dy brazilianët, Victor dhe Denilson, teksa pritet që gjatë javës së ardhshme klubit do t’i shtohen edhe tre senegalezë.

Brazilianët Victor e Denilson të dielën zhvillojnë stërvitjen e parë me skuadrën e Hajvalisë. Ata të shtunën mbrëma kanë arritur në Prishtinë. Me skuadrën e promovuar në Superligën e Kosovës në futboll, dy brazilianët kanë firmosur deri në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi Victor në stinorin vjeshtor ishte pjesë e skuadrës zvicerane Servette, kurse mesfushori Denilson luajti për skuadrën e kategorisë së dytë të Brazilit, Portugesa, njofton Koha Ditore.

Bashkëpronari i skuadrës së Hajvalisë, Hamdi Mehmeti, ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme, Hajvalisë do t’i bashkohen edhe tre senegalezë. Bëhet fjalë për Mouhamadou Ndiaye (sulmues), El Hadji Malick (mbrojtës) e Ndiaw Ndiaye (mesfushor). /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.