Hamit Altintop optimist për Galatan
Ylli i Galatasarayt, Hamit Altintop, mendon se ekipi i tij është në gjendje që të tejkalojë Schalken në 1/8-ën e Ligës së Kampionëve. “Unë e kam luajtur ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kur kam qenë lojtar i Schalkes dhe shënova një gol ndaj Milanit. Do të jetë mirë të përballem me ish-ekipin tim”.
“Nuk ka ndeshje të lehta në këtë nivel. Mund të ketë qenë më lehtë, por unë e di kulturën gjermane – ata do të jenë të disiplinuar ndaj nesh. Janë dy ndeshje që mezi i presim”, ka thënë turku. /Telegrafi/