Hamsik: Nuk kam arsye të largohem nga Napoli
Mesfushori sllovak, Marek Hamsik, ka hedhur poshtë çdo mundësi për t’u larguar nga Napoli këtë verë.“Nuk kam arsye për t’u larguar. Është një projekt i rëndësishëm këtu, në të cilin edhe unë ndjehem i rëndësishëm”.
“Kam ardhur para pesë vitesh, pas promovimit në Serie A dhe që atëherë ka pasur një ngritje të dukshme te Napoli”.
“Jam i lumtur; pse të bëj ndryshim? Të fitoj më shumë? Mund ta bëjë këtë me Napolin. Në fakt, shpresoj që këtë vit të fitojmë tjetër trofe”, ka thënë Hamsik për La Repubblica. /Telegrafi/