Hart i lumtur që ia mohoi golin Lampardit
Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, ka thënë se është i lumtur që ia mohoi golin nga penaltia mesfushorit të Chelseat, Frank Lampard.Demba Ba e fitoi një penallti në minutën e 51-të, por ndodhi e pabesueshmja dhe Frank Lampard e huqi penalltinë, sepse në portë ishte i madhi Joe Hart.
“Lampardi është një hero i madh për mua dhe ishte kënaqësi që ia mbrojta penalltinë”.
“Ishte në pyetje të mundohesha që të hidhem në anën e duhur dhe ta shtrëngoj fort dorën”, ka thënë Hart për Sky Sport. /Telegrafi/