Hazard kërkon falje

12:42 / 24.01.2013

Mesfushori i Chelseat, Eden Hazard, publikisht ka kërkuar falje pasi e shqelmoi djaloshin e angazhuar për afrimin e topave gjatë ndeshjes kundër Swanseas.

Incidenti ndodhi në minutën e 80-të të ndeshjes dhe për këtë veprim Hazard u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.

“Djaloshi e vendosi tërë trupin e tij mbi top dhe unë po mundohesha që ta godisja topin. Mendoj se e kam goditur topin e jo djalin, por sidoqoftë unë kërkoj falje për këtë”.

“Djali i topave pastaj erdhi në zhveshtoren tonë dhe biseduam së bashku. Unë i kërkova falje atij edhe ai më kërkoi falje mua dhe gjithçka mbaroi. Më falni”, ka thënë Hazard për Chelsea TV./Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.