Heynckes i pakënaqur me fitoren
Menaxheri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, është shprehur i pakënaqur me përformancën e ekipit të tij edhe pse ata fituan 2-0 kundër Furthit.
”Është mirë që fituam dhe që arritëm të mos pranojmë gola. Por, ekipi im e di që nuk kanë luajtur mirë në këtë ndeshje”.
”Loja jonë nuk ishte e mirë dhe fluide siç luajmë zakonisht”, ka thënë Heynckes pas ndeshjes./Telegrafi/