Heynckes: Ndaj Dusseldorfit, paraqitja më e mirë
Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, ka lëvduar paraqitjen e Bayernit të Munichut në fitoren prej 5-0 ndaj Fortuna Dusseldorfit, duke thënë se ishte paraqitja më e mirë këtë sezon. “Natyrisht se jam i kënaqur. Ne kemi luajtur mirë që prej minutës së parë në një tifozeri fantastike. Ç’është më me rëndësi, mbrojtja jonë qëndroi shumë mirë dhe nuk bëri gabime”.
“Kjo ishte paraqitja më e mirë e sezonit për ne. Secili lojtar mbrojti secilin lojtar. Festimi i golit të Rafinhas reflekton punën e brendshme ekipore”, ka thënë Heynckes.
Bayerni theu rekord të ri duke u bërë ekipi i parë në Bundesliga që arrin tetë fitore në tetë ndeshjet e para sezonale. /Telegrafi/