Hitzfeld ia tërheq vërejtjen Guardiolës

16:59 / 15.02.2013

Ish-trajneri i Bayernit të Munichut, Ottmar Hitzfeld, beson se ekzistojnë pritje të mëdha te klubi bavarez për Pep Guardiolën, të cilit ia ka tërhequr vërejtjen.

“Ekzistojnë pritje të mëdha përreth Guardiolës. Pritjet rriten në mënyrë eksponenciale”.

“Tifozët nuk presin vetëm që ai të fitojë, por po ashtu që ekipi i tij të tregojë futboll të ëndrrave. Por, nëse Jupp Heynckes tani e fiton tripletën me Bayernin, do të jetë vështirë për Guardiolën që të ketë sukses, pasi pritjet do të jenë të mëdha”, është shprehur Hitzfeld. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.