Hitzfield: Shaqiri do të jetë Messi i ri i Guardiolas

15:51 / 17.01.2013

Menaxheri i kombëtares së Zvicrës, Otmar Hitzfield, ka thënë se futbollisti kosovar që luan për Bayernin e Munichut, Xherdan Shaqiri, mund të jetë Messi i ri për Guardiolën.

"A është Xherdan Shaqiri, Lionel Messi i ri? Të dy janë 169 centimetra të gjatë. Të vegjël por eksploziv".

"Guardiola ka treguar me taktikat e tij se gjatësia për të nuk është faktor kryesor. Ai në punën e tij angazhon shumë trupshkurtër si Xavi, Messi apo Iniesta. Xherdani i ka të gjitha që kërkon Guardiola", ka thënë Hitzfield./Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.