Holyfield sfidon vëllezërit Klitschko

19:50 / 18.08.2012
Boksieri legjendar i kategorisë së rëndë, Evander Holyfield, hapur ka sfiduar vëllezërit Klitschko, për t’i dhënë atij mundësinë që të përballet me ta në duelet më të mëdha në histori.

Amerikani mund të jetë 49 vjeç, por ai nuk është i interesuar që t’i varrë dorëzat e tij, duke ftuar dy prej emrave më të mëdhenj të momentit në kategorinë e rëndë që ta sfidojnë atë.

“Mosha nuk është asgjë, vetëm numër. Klitschkot e kanë rastin jetësor që të përballen me Evander Holyfield. Ata do t’u thonë të gjithëve se më respektojnë dhe nuk duan të më rrahin”.

“Por, unë mposhta George Foreman, mposhta Larry Holmes dhe kam thënë të njëjtën gjë. Unë thashë se nuk do të fitoj kredibilitet nëse mposhti dikë që është më i moshuar se unë. Ata më thanë se do të më japin 20 milionë dollarë. Unë u thashë të sigurohen se ata do të luftojnë me mua, sepse nuk dua të jem ai që lufton plakun, por dua të jem plaku që i lufton ata”.

“Te Klitschkot është ndryshe, ata nuk po zgjedhin nëse do të përballen me mua, por unë kam thënë se do të përballem me ta. Gjithë ajo që ata duhet të bëjnë është të kuptojnë se të dyja palët do të fitojnë të holla dhe më pas të shohim se kush do të fitojë”, ka thënë Holyfield.

Vitali Klitschko, kampion në WBC do të përballet muajin e ardhshëm me gjermanin e pamposhtur, Manuel Charr, përderisa Wladimir Klitschko së fundmi mbrojti titujt e tij në IBF, IBO, WBA dhe WBO ndaj Tony Thompson.

Holyfield nuk ka qenë në aksion që prej duelit ndaj Brian Nielsen në Danimarkë majin e kaluar, ku ai regjistroi fitoren e 44-të në 57 duele në karrierë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Evander Holyfield, Foto: Getty Images
Evander Holyfield, Foto: Getty Images
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Koreografia e Plisave në ndeshjen Sigal Prishtina-Peja
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.