Ibra i bindur në kualifikim

18:03 / 3.04.2013

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, beson se ekipi i tij mund të kualifikohet pas ndeshjes kthyese në Camp Nou, përkundër barazimit prej 2-2 që i përshtatet Barcelonës.

 “Unë jam shumë i bindur se do të kualifikohemi. Ne kemi mundësi shumë të mirë. Nuk do të jetë lehtë, por ne po shkojmë për të luajtur një ndeshje të madhe”.

“Ishte ndeshje e mirë. Ne kemi treguar se dimë të luajmë mirë dhe mendoj se një barazim prej 2-2 është i mirë. Ne luajtëm ndaj një ekipi fantastik. Ne ishim duke humbur me rezultat 1-0 dhe më pas përsëri me rezultat 2-1, kështu që duket mirë për ne”.

“Ne jemi ekip që po mësojmë. Ky është viti i parë për klubin në Ligën e Kampioënve dhe lojtarët janë të rinj dhe nuk është e leht të luash ndaj Barcelonës”, ka potencuar Ibra. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.