Ibra kthen PSG-në në krye
Paris Saint-Germain ka shënuar fitore minimale si mysafir i Bordeaux në Stade Jacques Chaban-Delmas.Goli i vetëm në ndeshje u shënua në pjesën e parë nga Zlatan Ibrahimovic (43’).
Lucas dërgoi një pasim fantastik drejt suedezit, i cili me qetësi e dërgoi në rrjet.
Paris Saint-Germain kryeson Kampionatin francez me pikë të barabarta me Lyonin që gjendet në pozitën e dytë. /Telegrafi/