Ibra luan ndaj Barcës

19:23 / 26.03.2013

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Zlatan Ibrahimovic, është lejuar që të luajë kundër Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi UEFA ia ka ulur suspendimin nga dy ndeshje në një.

31-vjeçari ishte përjashtuar me karton të kuq në takimin e parë të 1/8 së finales kundër Valencias dhe ishte dënuar me dy ndeshje suspendim.

Megjithatë, apeli i klubit kryeqytetas ka rezultuar i suksesshëm, ashtu që dënimi është zvogëluar në një ndeshje moslojë, të cilin veçmë e ka vuajtur suedezi (duke qenë se nuk luajti në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales ndaj Los Che).

“Ai do të jetë në dispozicion të ekipit francez për ndeshjen çerekfinale kundër ish-skuadrës së tij, Barcelona”, thuhet mes tjerash në komunikatën e UEFA-s. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.