Ibra: Messi më i miri në botë

18:09 / 5.02.2013

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, ka deklaruar se Lionel Messi është lojtari më i mrië në botë. Ibra do të jetë përballë Messit në miqësoren që zhvillohet të mërkurën mbrëma.

Ibra kishte kaluar dy sezone në Camp Nou dhe ka luajtur përkrah Messit, ndërsa shumë kanë besuar se ishte ky i fundit ai që e detyroi Guardiolën ta largonte Ibrën, pasi Messi atëkohë nuk shënonte gola nga prezenca e Ibrës.

Sidoqoftë, kështu nuk duket të jetë nga komentet e sulmuesit të PSG-së.

“Leo është lojtar fantastik. Në nivel individual, ai është ndoshta më i miri në botë, kjo pasi po i fiton trofet e mëdha më klubin dhe në aspektin individual”, ka theksuar Ibra në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.