Ibra: PSG po përparon

21:50 / 27.01.2013

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, shprehet i gëzuar me progresin që po e bën ekipi i tij.

“Ekipi po përparon, klubi po rritet dhe çdo gjë është e re. Situata ime është ndryshe, unë e kam obligim që t’i ndihmoj ekipit të marrë rezultate”.

“Çdo ditë ka diçka të re dhe unë mundohem të mësoj prej këtyre gjërave. Projekti i PSG-së po përparon dhe kjo është gjë pozitive”.

“Por duhet ta kemi të qartë se ky progres nuk vjen brenda natës, duhet pak kohë. Futbolli është i komplikuar dhe gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë Ibracadabra për TF1. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.