Ibraimi shënon në fitoren e Maqedonisë
Maqedonia është treguar kundërshtar i fortë për Danimarkën, të cilën mposhti me rezultat 3-0.Kjo përfaqësuese e fitoi takimin që në pjesën e parë duke shënuar tri herë.
Sulmuesi i Napolit, Goran Pandev, e zhbllokoi rezultatin (8’). Mesfushori shqiptar që luan për Mariborin e Sllovenisë, Agim Ibraimi, e dyfishoi epërsinë (17’).
Ndërkaq, rezultatin përfundimtar e vendosi mbrojtësi i Mainzit, Nikolce Noveski (24’). /Telegrafi/