Iniesta: Duhet të mësojmë nga gabimet tona

14:07 / 2.05.2013

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka thënë se Katalanasit duhet të mësohen nga gabimet e bëra këtë edicion të Ligës së Kampionëve, në mënyrë që vitin e ardhshëm të jenë më të mirë.

Blaugranat u mposhtën me rezultat përfundimtar 7-0 nga dy ndeshjet e zhvilluara kundër Bayern Munichut në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Kjo njëherit është edhe eliminimi me rezultat më të thellë i ndonjë ekipi në histori të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

“Kjo humbje duhet të na bëjë të mësojmë nga gabimet tona. Kemi parë se ka pasur shumë gabime gjatë këtyre dy ndeshjeve”.

“Por humbjet, nëse i përdorni siç duhet, janë për t’u përmirësuar në të ardhmen. Vitin e ardhshëm ne do të luftojmë për ta fituar këtë trofe përsëri”, deklaroi Iniesta. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.