Insigne: Napoli mund ta fitojë titullin

19:03 / 13.12.2012

Sulmuesi i Naoplit, Lorenzo Insigne, këmbëngul se klubi ka skuadër mjaft të mirë për të fituar titullin këtë sezon në Serie A.

“Ne besojmë se mund ta fitojmë titullin”.

“Nuk na mungon asgjë për të bërë hapin e madh përpara. Ne luajtëm shumë mirë në San Siro dhe ne ishim paksa të pafat. Tani jemi të fokusuar që të mposhtim Bolonjën këtë fundjavë”, ka thënë Insigne.

Napoli së fundmi pësoi humbje nga Interi në derbin e madh të zhvilluar në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.