Inter-esohet për Ujkanin

17:12 / 16.01.2013

Pas interesimit që shprehën për Saimir Ujkanin ekipet italiane, si Chievo, Napoli e Lazio, tani këtyre ekipeve iu është bashkuar edhe gjiganti italian, Inter.

Sipas mediave italiane, Interi ka kthyer vëmendjen te portieri i Palermos, pas dëmtimit që ka pësuar portieri i dytë, Castellazi, por edhe dështimit të bisedimeve për arritjen e marrëveshjes për blerjen e portierit të Chievos, Stefano Sorrentino.

Ujkani tek Interi do të ishte zgjedhja e dytë, pasi që Handanovic është titullar i padiskutueshëm. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.