Inter - Milan, formacionet e mundshme

18:21 / 24.02.2013

Sonte me fillim nga ora 20:45, do të fillojë derbi lokal më i madh në botë, ai në mes të Interit dhe Milanit. Të dyja ekipet po luftojnë për pozitën e tretë në tabelë, që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Një lajm i mirë për zikaltërit është se Andrea Ranocchia do të jetë i gatshëm për derbin, por nuk dihet se a do të jetë titullar. Interit me gjasë do t’i mungojë shtylla tjetër e mbrojtjes, Walter Samuel. Alvaro Pereira është i suspenduar, teksa do të mungojnë edhe Diego Milito, Gaby Mudingayi, Joel Obi dhe Luca Castellazzi.

Sa i përket Rossonerëve, SuperMario do të rikthehet në derbi por kësaj radhe si kundërshtar i Interit. Mathieu Flamini dhe Nigel de Jong nuk do të jenë të gatshëm për lojë, kështu që Allegri në mesfushë pritet t’i vendosë lojtarët që luajtën edhe kundër Barcelonës.

Interi i ka fituar tri derbit e fundit kundër Milanit, por Rossonerët hyjnë në këtë ndeshje nga një fitore e madhe ndaj Barcelonës gjatë mesjavë, gjë që iu jep atyre përgatitje të fortë mentale. Nerrazurrët po kalojnë momente të vështirë por kanë treguar shenja të përmirësimit të enjten në fitoren 3-0 ndaj Clujit.

Në 20 ndeshjet e fundit këto dy ekipe asnjëherë nuk kanë barazuar. Barazimi i fundit ishte me 24 tetor të vitit 2004. Në përgjithësi Milani ka 81 fitore, ndërsa Interi ka 77. Por, sa i përket ndeshjeve në Serie A, Nerazzurrët kanë bilanc më të mirë me 67 fitore, kurse Rossonerët 60.

Interi nuk i ka humbur 10 ndeshjet e fundit në Meazza, teksa Milani është i pamposhtur që tetë ndeshje radhazi në kampionat.


Formacionet e mundshme :

                           INTER

                       Handanovic
     Zanetti, Chivu, Juan, Nagatomo
    Kuzmanovic, Kovacic, Cambiasso
                         Guarin
                Palacio, Cassano


                          MILAN
                         Abbiati
          Abate, Zapata, Mexes, Constant
             Montolivo, Ambrosini, Muntari
                 Bojan, Balotelli, El Shaaraëy


Gjyqtari i ndeshjes: Mazzoleni di Bergamo. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.