Interi dhe Milani nuk janë skuadra elite
Pronari i Interit, Massimo Moratti, nuk e sheh klubin e tij dhe Milanin si pjese ekipeve elite evropiane.Të dy klubet nga qyteti i Milanos po përjetojnë një fillim zhgënjyes të sezonit 2012/2013, ndërsa presidenti zikaltër mendon se ata nuk janë në nivelin kulmor të futbollit.
“Interi dhe Milani nuk kanë më super-ekipe... Fatkeqësisht, nuk mund t’ia lejojmë vetes që të shpenzojmë 20 milionë euro për një lojtar kampion”, u ka thënë Moratti gazetarëve.
Ai e ka përshkruar si të keqe ndeshjen e Nerazzurrëve kundër Sienas, të cilën Interi e humbi me rezultat 2-0. /Telegrafi/