Interi nuk i fiton ndeshjet e lehta
Mbrojtësi i Interit, Yuto Nagatomo, beson se qëndrimi prapa Juventusit në tabelën e Serie është si pasojë e paaftësisë për t’i fituar “ndeshjet e lehta”.Zikaltrit gjenden nëntë pikë prapa liderit dhe kampionit në fuqi, ndërsa mbajnë pozitën e katërt në tabelë, prapa Lazios dhe Fiorentinas.
“Mendoj se Juventusi është shumë i mirë në ndeshjet e lehta, derisa ne kemi humbur disa pikë në to”.
“Skuadra jonë është akoma në progres e sipër, por ne kemi potencial të madh”, ka thënë japonezi për ANSA. /Telegrafi/