Interi ta angazhojë Magath?

13:14 / 2.05.2013

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është duke menduar të angazhojë Felix Magath gjatë verës.

Interi po kalon një sezon për t’u harruar nën drejtimin e Andrea Stramaccionit, dhe Moratti tashmë planifikon ta zëvendësojë atë gjatë verës dhe ka shtuar gjermanin në listën e dëshirave.

Magath, 59-vjeç, ka punuar me klube gjermane si Werder Bremen, Stuttgart, Bayern Munich, Schalke dhe së fundi me Wolfsburg. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.