Isla lojtar i Interit

17:07 / 18.07.2013

Sipas mediave italiane, anësori kilian, Mauricio Isla, tashmë është lojtar i Interit.

Sky Sport Italia raporton në një prej edicioneve speciale dedikuar merkatos se Isla sonte në mbrëmje edhe zyrtarisht do të jetë lojtar i Interit.

Kjo pasi lojtari ka lëshuar stërvitjen e rregullt me Juventusin, për shkak të arritjes së marrëveshjes mes Interit, Udineses dhe Juventusit.

Marco Branca (Inter), Giampaolo Pozzo (Udinese) dhe Giuseppe Marotta (Juventus) janë takuar gjatë ditës për të definuar të ardhmen e Islas.

Insistimi i Udineses ka bërë që Juvetusi të lëshojë pe dhe që Interi ta blejë kartonin e tij prej Bianconerëve jo për 7 milionë eurot e kërkuara, por për 6.5 milionë euro.

Zyrtarizimi i këtij transferi pritet të bëhet sonte në mbrëmje eventualisht nesër në mëngjes. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.