‘Anelka, njësoj si të tjerët’

9:34 / 3.02.2013

Transferimi i Nicolas Anelkas nuk do t’i hyjë në punë Juventusit për të qenë më i suksesshëm në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve – thotë Luciano Moggi.

Ish-drejtori i Bianconerëve ka deklaruar se ata kanë qenë më mirë pa sulmuesin francez, duke qenë se ai nuk është më i mirë se asnjëri nga sulmuesit që veçmë luajnë për Zonjën e Vjetër.

Ai ka thënë se gara për titull është rihapur dhe se Napoli është një konkurrent serioz, ndërkohë që e konsideron Giorgio Chiellinin të pazëvendësueshëm në fazën defensive. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.