“Buffon është dukur si pensioner”

17:06 / 3.04.2013

Legjenda e gjermane, Franz Beckenbauer, e ka thumbuar ashpër portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon, duke thënë se ai është dukur si pensioner në sfidën ndaj Bayernit në Allianz Arena.

“Buffon është dukur sikur pensioner. Unë nuk dua që ta përul atë legjendë, por ai është dashur ta ndalë goditjen e Alabas". 

"Ndoshta ai nuk e ka pritur Alaban që të godiste, por ja që ai e bëri nga 120 metra”, është shprehur Beckbenbauer për La Gazzetta dello Sport.

Juventusi duhet që në ndeshjen kthyese në Torino të rikuperojë një disavantazh prej 2-0. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.