“Ne nuk u dorëzuam ndaj Barcës”

12:12 / 20.01.2013

Trajneri i Real Sociedadit, Philippe Montanier, është shprehur i kënaqur me shpirtin luftarak të skuadrës së tij, të cilët e kthyen rezultatin nga disavantashi 0-2, në rezultatin përfundimtar 3-2.

”Jam shumë krenar me skuadrën time. Ne e kemi ditur se do të vuajmë, patëm vështirësi në disa momente të lojës por ne nuk u dorëzuam kurrë”.

”Shpresoj që kjo fitore do të na dhurojë besimin e duhur që të shkojmë një hap para si ekip. Shpresoj që të shoh këtë qëndrim të lojtarëve edhe në ndeshjet tjera”, ka thënë Montanier për AS./Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.