“Pas Barcës dhe Realit, vjen Bayerni”

12:59 / 27.12.2012

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, është i mendimit se Bayern Munichu, së bashku me Barcelonën dhe Real Madridin, janë skuadrat më të fuqishme në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

“Së bashku me Barcelonën dhe Real Madridin, Bayerni është skuadra më e fortë. Pa kurrfarë dyshimi”.

“Ne (unë dhe Jupp Heynckes) e njohim mirë njëri-tjetrin dhe e respektoj shumë. Ai ka bërë punë të shkëlqyer si trajner i Real Madridit”.

“Ai i siguroi klubit triumfin e shtatë të Ligës së Kampionëve në vitin 1998, pasi tifozët u desh të pritnin më shumë se 30 vite. Ai po bën punë të mirë tash”, citon Bild fjalët e Del Bosques. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.