Java e 18-të në Bundesliga, dominojnë futbollistët e Dortmundit

19:00 / 21.01.2013

Pas pushimit dimëror, në fundjavën që lamë pas u kthye spektakli në Bundesliga. Lideri i edicionit të sivjetmë, Bayern Munich, shënoi fitore rutine prej 2-0 kundër Greuther Furth. Kampioni në fuqi, Borussia Dortmund, e shkeli Werder Bremenin me rezultat 5-0. Schalke e mposhti Hannoverin (5-4), ndërsa Bayer Leverkuseni fitoi kundër Eintracht Frankfurtit (3-1).

Njëmbëdhjetëshi më i mirë i javës së 18-të (3-4-3):

Portier: Oliver Baumann (Freiburg).

Mbrojtës: Pavel Krmas (Freiburg), Sebastian Boenisch (Leverkusen), Mats Hummels (Dortmund).

Mesfushorë: Lewis Holtby (Schalke), Mario Gotze (Dortmund), Marco Reus (Dortmund), Diego (Wolfsburg).

Sulmues: Stefan Reisinger (Duesseldorf), Stefan Kiessling (Leverkusen), Sascha Molders (Augsburg).

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.