Anësori i Barcelonës, Jordi Alba, në ‘el Classicon’ që u zhvillua sot (e shtunë) bëri një gjest josportiv gjatë festimit të golit të Messit, duke ua treguar gishtin e tretë tifozëve madrilenë.
Në videon që ka publikuar Marca, shihet qartë se si Jordi Alba ua tregon gishtin e mesëm tifozëve madrilenë për t’i fyer ata.
Ky gjest josportiv tani do të bëjë bujë të madhe nëpër mediat spanjolle dhe ka mundësi që të dënohet. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.