Joselu pranë Hoffenheimit
Hoffenheimi ka bërë një ofertë të freskët për sulmuesin e Real Madridit, Joselu – ka bërë të ditur trajneri Markus Babbel.“Nëse Real Madridi pranon, ai do të niset. Shpresoj që ta shohim së shpejti këtu”, ka thënë Babbel për Goal.com
Besohet se Mbretërit do të përfshijnë në marrëveshje edhe opsionin e riblerjes në sezonin e ardhshëm, për 7.5 apo tetë milionë euro.
Joselu do t’i bashkohet portierit Tim Wiese dhe zviceranit Eren Derdiyok, si transferimet më të rëndësishme në Rhein-Neckar-Arena këtë sezon. /Telegrafi/