Julio Cesar aludon në kalim te Arsenali

20:18 / 1.07.2013

Portieri më i mirë i Kupës së Konfederatave, Julio Cesar, ka thënë se se shpejti do të zbulojë klubin e tij të ri dhe ka aluduar se do të qëndrojë në Londër, duke shtuar spekulimet për një kalim te Arsenali.

Portieri i QPR-së, që është dhe një prej legjendave të Interit, ka pranuar se ai nuk synon të largohet nga Londra, gjë që është aludim i fuqishëm se ai mund të jetë një prej top blerjeve të reja të Arsenalit pas transferimit të Higuain.

“Unë tani duhet të bëj gjërat si duhet në mënyrë që kombëtarja të më ftojë edhe për Botëror”.

“A ka thënë djali im se dëshiron të qëndrojë në Londër? Po, edhe unë dua të qëndroj këtu. Më pëlqen qyteti dhe po kënaqem duke jetuar këtu”, u shpreh Cesar. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.