Juve arrin marrëveshje me Higuain?

16:02 / 11.05.2013

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, duket të jetë shumë pranë largimit të tij nga Santiago Bernabeu, me Juventusin që besohet se e ka konkretizuar interesimin për të.

El Pipita ka kohë që po kërkon një klub të ri dhe pas spekulimeve se ai mund të kalojë në Ligën Premier, është Juventusi që besohet se ka avansuar në bisedimet për të.

Drejtues të Juventusit kanë qëndruar në Madrid kohëve të fundit për të biseduar me zyrtarët e klubit mbretëror për një marrëveshje rreth 25 milionë euro dhe për të cilën besohet se pajtohen të dyja palët.

Akord ka edhe për kontratën e Higuain. Duke parë që Ibrahimovic ka kërkesa të larta, Juventusi në vazhdën e kërkimeve për një sulmues të profilit të lartë, ka shprehur interesimin konkret për Higuainin, për të cilin besohet se janë pajtuar agjenti dhe klubi për një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon.

Ky do të jetë transferimi i parë i madh i Juventusit për sezonin e ardhshëm, pas sigurimit të firmës së Fernando Llorentes në janar. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.